Qiraja mesatare mujore e banimit në Zvicër është 1306 franga

Mos i humb

Afërsisht 2 nga 3 amvisëritë e Zvicrës janë të vendosura në shtëpi ose banesa me qira. Më saktësisht, 2.1 milion amvisëri ose 59% të numrit të përgjithshëm paguajnë qira për banimin e tyre. Këtë gjendje e tregon statistika më e re e publikuar sot nga Zyra Federale për Statistikë, që u referohet shifrave nga viti 2015.

Sipas kësaj statistike, kantoni në të cilin jetojnë më së shumti njerëz me qira është ai Basel-Stadt, ku kjo kategrori mbërrin kuotën prej 83 për qind, transmeton albinfo.ch. Menjëherë pas tij, vjen Kantoni i Gjenevës me 78%. Ndërsa në Kantonin Jura ka më së paku njerëz që paguajnë qira për banim, gjegjësisht këtë e bëjnë gjithsej 38% nga e gjithë popullata. Ngjashëm është edhe në Kantonin Valis, ku kjo shkallë është 39%.

Zyra Federale për Statistikë më tutje tregon se qiraja mesatare mujore e paguar në vitin 2015 për një banesë ka qenë 1306 franga në muaj. Ndërkaq mesatarja më e lartë e qirasë së banimit ka qenë në Kantonin Zug, 1800 franga, e më e ulëta, në Kantionin Jura, përgjysmë me këtë, gjegjësisht 900 franga./Albifo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit