Aksidenti në autostradë në Zvicër, dëmi 150 mijë franga

Mos i humb

Aksidenti kishte ndodhur të shtunën pasdite, pak para orës 16.30. Shoferi i vetaksidentuar kishte qenë në rrugën për në Luzern kur në dalje, për shkaqe që janë akoma të paqarta, ai së pari u përplas në pajisjet sinjalizuese të daljes në autostradë dhe më pas me një kuti të energjisë elektrike.

Pavarësisht aksidentit të rëndë, 64-vjeçari mbeti i palënduar, sipas prokurorisë së Kantonit Zug.

Megjithatë, pajisjet sinjalizuese, kutia elektrike dhe makina e aksidentuar kapin vlerën e dëmeve në rreth 150,000 franga.

Shkaku i saktë i aksidentit është në hetim e sipër nga policia./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit