Qytetarët presin të bëjnë tamponin për të kaluar në Greqi, pezullohet puna prej intensitetit

Mos i humb

Radhë të gjata janë krijuar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, ku qytetarët presin realizimin e tamponëve për të kaluar në Greqi.

Makinat e qytetarëve janë varg prej 2 kilometrash.

Kjo vjen pasi vendi fqinj e ka vënë me detyrim tamponin për qytetarët që lejohet të kalojnë, të cilët janë shtetas grekë, shtetas shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatëse.

Por punonjësit e palës greke kanë paralizuar punën për shkak të intensitetit të lartë të lëvizjeve, pasi nuk e përballojnë dot fluksin.

Qytetarët që janë në radhë nuk po respektojnë asnjë lloj mase, disa prej tyre janë me maska e disa të tjerë jo dhe të gjithë janë ngjitur me njëri-tjetrin, duke rrezikuar përhapjen e pandemisë

Kujtojmë se pikat e kalimit të Kakavijës dhe Kapshticës janë të mbyllura nga ora 22:00 deri në orën 06:00 që prej 6 gushtit në hyrje dhe në dalje të Greqisë.

Ndërsa më 16 gusht, çdo shtetas që do të hyjë në territorin grek përmes pikës kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës do të karantinohet për 7 ditë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit