Racizmi, shihet si problem social nga shumica e popullsisë në Zvicër

Mos i humb

Pothuajse 60% e popullsisë zvicerane e konsiderojnë racizmin si një problem të rëndësishëm social, thuhet në një sondazh nga Zyra Federale e Statistikave.

Shifra prej 59% është megjithatë, 7% më poshtë se në vitin 2016, viti i studimit të fundit. Në tërësi, 55% e të pyeturve vlerësojnë integrimin e migrantëve në shoqëri se është duke u punuar mirë.

Këto ishin disa nga rezultatet e një studimi mbi diversitetin dhe bashkëjetesën në Zvicër për vitin 2018, i cili u botua të enjten. Ky studim synon të paraqesë një pasqyrë të çështjeve të ngritura nga bashkëjetesa e grupeve të ndryshme që aktualisht jetojnë në Zvicër.

Në vitin 2018, një e katërta e popullsisë së Zvicrës tha se ata kishin qenë viktimë e diskriminimit ose dhunës gjatë pesë vjetëve të fundit për shkak të përkatësisë së tyre në një grup. Mes viktimave, shumica thanë se nacionaliteti i tyre ishte arsyeja kryesore, përcjell albinfo.ch.

Bota e punës, si në aspektin e qasjes në tregun e punës dhe në jetën e përditshme, është vendi ku diskriminimi ndodh më shpesh. Për shembull, 50% thanë se kishin përjetuar diskriminim në punë ose kur kërkonin punë.

Zyra e statistikave tha në hyrje të raportit të saj se diversiteti ishte një tipar i jetës në Zvicër. “Popullsia e Zvicrës përfshin pothuajse 200 nacionalitete të ndryshme. Ndër mbajtësit e pasaportave zvicerane, një person nga tetë ka lindur jashtë vendit dhe për këtë ka përvojë në migracion”.

Aty u tha se situata ishte pasuruar, por gjithashtu mund të krijonte sfida. Ky ishte konteksti në të cilin u krye studimi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit