Regjistrohen mbi 27 milionë raste infeksioni në botë

Mos i humb

Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i infeksioneve Covid është rritur në 27 milionë e 350 mijë kurse totali i vdekjeve ka shkuar në 893 mijë.

Në SHBA numri i vdekjeve nga infeksioni i koronavirusit ka tejkaluar 189 mijë, ndërsa rastet e personave të identifikuar pozitiv janë më shumë se 6.3 milion.

Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins. Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë nga pandemia, e ndjekur nga India, Brazili dhe Meksika

Brazili regjistroi 310 vdekje të tjera nga Covid dhe 10,273 infeksione të reja në 24 orët e fundit.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të Covid-19 në vendin e Amerikës së Jugut është rritur në 4,147,794, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 126,960.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit