Rritet numri i aplikuesve për nënshtetësi zvicerane në Gjenevë

Mos i humb

Numri i aplikuesve të rinj që jetonin në Gjenevë dhe që morën nënshtetësinë zvicerane u rrit nga 3 906 sa ishte në vitin 2016 në 5 789 në vitin e kaluar.

Ndërkohë, për shkak të masave më rigoroze nga ky vit, vetëm në muajin dhjetor të vitit të kaluar u paraqitën 1 700 aplikime në Gjenevë, shkruan “Swissinfo.ch”.

Që nga fillimi i vitit, të huajt që aplikojnë për një pasaportë zvicerane dhe duhet të kenë një leje qëndrimi C, si dhe që kanë jetuar në Zvicër për pesë ose dhjetë vjet, varësisht nga vendi i tyre i origjinës, përcjell albinfo.ch.

Ata gjithashtu duhet të dëshmojnë për integrim të suksesshëm, kurse duhet të kalojnë edhe testin me shkrim.

Kërkesat për nënshtetësinë zvicerane në Gjenevë janë rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Në vitin 2014 këtë të drejtë e kishin fituar 2 238 persona.

Në të gjithë vendin, më 2017, numri i personave që kanë marrë nënshtetësinë është rritur në 45 901 nga 35 034 sa ishin në vitin 2014, një rritje prej 24%.

Në fund të dhjetorit, kantoni i Gjenevës kishte 498.221 banorë të regjistruar, derisa shifra prej gjysmë milioni pritet të plotësohet në qershor të këtij viti.

Banorët e huaj përfaqësojnë 40 % të popullsisë, nga të cilët 65% vijnë nga Evropa.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit