Platforma e re: Me një biletë, në të gjitha mjetet e transportit publik

Mos i humb

Ndërmarrjet e transportit dhe shoqatat tarifore të Zvicrës synojnë që përmes një platforme të re të thjeshtësojnë transportin publik. Kështu, ato në bashkëveprim kanë lancuar sot platformën digjitale të shpërndarjes, me titullin “ÖV-Ticket 2020”, shkruan srf.ch.

Transporti publik po vjen duke u rritur ndërsa digjitalizimi po e ndryshon shfrytëzimin e mobilitetit, kanë thënë sot para medieve personat përgjegjës të kësaj platforme, duke prezantuar punën e tyre.

Për këtë arsye, synim i platformës së re është veç tjerash, zhvillimi i kanaleve të reja për shitjen e biletave, transmeton albinfo.ch. Bëhet fjalë këtu për shfrytëzimin e mjeteve si automatët-tabletë ose për pagesën e biletës pas shfrytëzimit të udhëtimit me mjetet e transportit publik.

Nxjerrja nga përdorimi e pagesës së biletave të SBB-së (Ndërmarrje Federale të Hekurudhave zë Zvicrës) me monedha nëpër automatët përkatës është po ashtu njëri ndër synimet.

Po ashtu sipas vizionit të kësaj platforme, në të ardhmen të gjitha udhëtimet me mjete të transportit publik në Zvicër do të jetë e mundshme të realizohen me një biletë të vetme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit