Samiti BE- Ballkani Perëndimor në Sofje, Haradinaj konfirmon pjesëmarrjen

Mos i humb

Samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që pritet të mbahet më 17 maj në Sofje të Bullgarisë, do të sjellë së bashku liderët e shteteve apo qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, si dhe liderët nga gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova.

Ky samit, që synon të injektojë energji të re në marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor, ka zgjuar reagimin e ashpër të disa shteteve për praninë e Kosovës aty. Ndonëse ende jo zyrtarisht, është raportuar se në Sofje, do të shkojë shefi i shtetit Hashim Thaçi, por kjo nuk është konfirmuar.

Në agjendën e publikuar nga BE nuk precizohet nëse Ballkani Perëndimor do të përfaqësohet në nivel të Kryeministrave apo të Presidentëve.

Në Serbi sot rreth kësaj teme ka folur shefja e qeverisë së Serbisë Ana Brnabic e cila ka thënë se Kosova atje nuk do të përfaqësohet si shtet, por nuk ka treguar nëse në kryeqytetin bullgar do të shkojë ajo apo Presidenti i Serbisë.

Sido që të jetë në Qeverinë e Kosovës kanë bërë me dije se atje do të shkojë Kryeministri Ramush Haradinaj.

Kjo është konfirmuar nga zyrtarë të kabinetit të tij për Gazetën Express. Por, për pjesëmarrjen e Kosovës po bëjnë zhurmë disa vende të BE’së që nuk e kanë njohur pavarësinë. Veçmas Spanja.

Nën kryesimin e Mariano Rajoy, ky shtet thotë se nuk do të marrë pjesë në asnjë samit evropian apo në ndonjë samit tjetër ku Kosova është prezente me ndonjë shenjë të shtetësisë së saj dhe ku paraqitet si entitet në vete.

Ndërkaq, përveç Spanjës, tash edhe Rumania e Qiproja janë afër të marrin vendimin përfundimtar që Kosova të mos marrë pjesë në diskutimin e përgjithshëm në mbledhje.

Këto tre anëtare të Bashkimit Europian të cilat nuk e njohin Kosovën si shtet, nuk duan të jenë në të njëjtën tryezë me përfaqësuesit e Prishtinës dhe as të shfaqen së bashku në një fotografi.

Sipas raportimeve, Spanja, Rumania dhe Qipro mund të përdorin Planin B, në mënyrë që zyrtarët e tyre të jenë vetëm në një darkë pune të planifikuar për ditën para samitit, ndërsa të nesërmen ata të përfaqësohen nga disa anëtarë tjerë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit