SHBA do të testojë dy raketa pa “koka bërthamore”

Mos i humb

Ushtria amerikane këtë vit do të testojë dy raketa të ndaluara në kuadër të Marrëveshjes së Forcave Nukleare me Rreze të Mesme Veprimi (INF).

Agjencia e lajmeve Associated Press (AP), duke cituar zyrtarë amerikanë, raportoi se njëra nga raketat, emrat e të cilave nuk janë shpalosur nga autoritetet, është raketë lundruese me lartësi të ulët dhe rreze veprimi deri në një mijë kilometra, ndërsa tjetra do të jetë raketë balistike me rreze veprimi 3-4 mijë kilometra.

Siç thuhet, raketat nuk do të përmbajnë koka bërthamore.

Raketa me lartësi të ulët do të testohet në muajin gusht dhe do të jetë aktive brenda 18 muajve.

Ndërkaq, raketa balistike do të testohet në nëntor, por do të mund të bëhet operacionale brenda pesë viteve.

Sipas AP, SHBA ende nuk është këshilluar me aleatët nga Azia Lindore dhe Evropa në lidhje me dy raketat, ndërkohë që ushtria amerikane mund të stacionojë raketën balistike në ishullin Guam në Oqeanin Paqësor.

Ndryshe, shkruan aa, presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar tërheqjen e vendit të tij nga marrëveshja INF me Rusinë, duke e akuzuar atë për shkelje të paktit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit