SHBA, numri i të vdekurve nga COVID-19 tejkaloi shifrën 134.000

Mos i humb

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 134.018, prej të cilëve 977 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i rasteve pozitive me koronavirus në SHBA është rritur për 56.361, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 3.098.311.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 1.355.000 të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 38,8 milionë.

Shteti i New York-ut mbetet më i godituri në SHBA, me gjithsej 423.493 raste të konfirmuara dhe 32.292 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me 1.674.655 raste, India me 750.580 raste dhe Rusia me 700.792.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit