SHBA, votohet ligji që ndalon abortin

84
0

Ligjvënësit e Alabama kanë miratuar një projektligj për të nxjerrë jashtë ligjit në mënyrë të drejtpërdrejtë abortin, i cili do të jetë ligji më i rreptë i SHBA.

Senati i shtetit miratoi ligjin me 25 vota me gjashtë kundër, duke hedhur poshtë përjashtimet për rastet e përdhunimit apo incestit.

Tani do të shkojë te guvernatorja republikane Kay Ivey. Ajo nuk ka thënë nëse  do ta nënshkruajë atë, por ajo shihet si një kundërshtare e fortë e abortit.

Aktivistët shpresojnë se do të sfidojë një vendim të rëndësishëm të Gjykatës së Lartë të vitit 1973 që legalizoi abortin në SHBA.

Ligji u miratua 74 me 3 vota më parë këtë muaj në Dhomën e Përfaqësuesve të Alabama.

Aborti do të lejohej vetëm në rrethana të caktuara për të mbrojtur shëndetin e nënës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here