Sherifi “thumbon” Thaçin: E ka zakon të flas në emër të të gjithëve, edhe të Amerikës!

Mos i humb

Shefi i Grupit Parlamentar të NISMA-së Bilall Sherifi ka deklaruar se nuk janë në dijeni nëse shefi i tyre Fatmir Limaj të jetë dakorduar me presidentin  Hashim Thaçi për pezullimin e taksës ashtu siç deklaroj ky i fundit.

Sipas tij, presidenti Thaçi e ka zakon të flas në emër të te gjithëve, por tha se qëndrimi i NISMA’s dihet se taksa dhe dialogu me Serbinë janë çështje që duhet trajtuar veç e veç, por assesi që dialogu të ndërpritet për shkak të taksës, raporton Kosova Post.

“Unë nuk foli në emër të ekipit negociator. Thaçi e ka zakon të flas në emër të krejtve edhe në emër të Amerikës edhe në emër të LDK-së, PDK-së, edhe ekipit negociator. Qëndrimi i NISMA’s,  vazhdimisht ka qenë se çështja e taksës dhe dialogu duhet të trajtohen veç e veç, pra ndaras” tha Sherifi  në një prononcim për Kosova Post rreth asaj se a ka pasur ujdi në mes të ekipit negociator dhe presidentit Thaçi për pezullim të taksës.

Sipas tij, Kosova assesi nuk duhet ta heq taksën pse po e kërkon Serbia si kusht për të vazhduar dialogun.

“Taksa nuk duhet të hiqet për shkak që është kusht nga Serbia për dialogun. Taksa duhet të bisedohet së bashku me aleatët  tanë dhe t’i vihen disa kushte Serbisë për ta suspenduar përkohësisht. Së pari, në asnjë rast mos të hiqet taksa, por nëse duhet të suspendohet një numër kërkesave duhet t’i vihen Serbisë përmes miqve tanë që të plotësohen kushte . Ndërsa dialogu duhet të vazhdojë pavarësisht se cili është epilogu i bisedimeve për taksën”, konfirmoi Sherifi

Ai shtoj se qëndrimi për taksën është rikonfirmuar edhe dje në takimin e kryesisë së Nismës Social Demokrate  e cila udhëhiqet nga Fatmir Limaj e që njëherit është edhe kryenegociator i Kosovës në bisedime me Serbinë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit