Ballina Shqipëria Shkollat pa higjienë, inspektimi nis të hënën. Po u shfaqën probleme, mbyllje...

Shkollat pa higjienë, inspektimi nis të hënën. Po u shfaqën probleme, mbyllje e pjesshme

32
0
SHPËRNDAJE

Të hënën nis procesi mësimor, por jo të gjitha shkollat, kopshtet apo çerdhet në vend i plotësojnë kushtet higjieno-sanitare.

Në fund të vitit shkollor, Inspektorati Shëndetësor Shtetëror konstatoi se 729 objekte në të gjithë vendin kishin probleme, ndaj u paralajmëruan se nëse nuk do të plotësonin kushtet higjieno-sanitare për nxënësit, nuk do të lejohen të nisin vitin e ri shkollor.

Kryeinspektori Eltar Deda u shpreh: “Nuk na rezulton të mbyllen shkolla, por nëse nuk i zgjidhin ato probleme që kemi konstatuar, do të bëjmë mbyllje të pjesshme”.

Problemet që janë hasur në shkolla, çerdhe apo kopshte lidhen kryesisht me lagështirën, ndërkohë që në ato shkolla që kanë dhe kopshtet pranë, nuk janë përshtatur tualetet për më të vegjëlit.

“Rekomandimet kanë konsistuar kryesisht në eliminimin e lagështirës, në plotësimin e nyjave hidrosanitare, në plotësimin e hapësirave me dritë, në zëvendësimin e mjeteve mësimore të amortizuara dhe në rrethimet e shkollave”, thotë Deda.

Edhe kopshtet apo çerdhet jopublike, ku presupozohet që kushtet të jenë shumë më të mira krahasuar me ato publike, pasi prindërit paguajnë disafish për këtë qëllim, janë hasur problematika.

“Kryesisht në lagështi dhe mënyrën e servirjes së ushqimit”, deklaron Eltar Deda.

Kreu i Inspektoratit Shëndetësor Shtetëror thotë se nuk do të tolerohet shkelja e regullave higjieno-sanitare në objekte publike apo ato jopublike./Top Channel/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here