Shkup, shtrohet iftar në organizim të TIKA-s

Mos i humb

 

 

Agjencia Turke pēr Zhvillim dhe Koordinim (TIKA) nën kujdesin e ambasadës së Turqisë në Shkup shtroi iftar me rastin e muajit të Ramazanit.

Në iftar morën pjesë presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe bashkëshortja e tij Maja vanova, ambasadorja e Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara, kryetari i departamentit të TIKA-s për Ballkanin dhe Evropën Lindore, Mahmut Çevik, ministrat e qeverisë së Maqedonisë, përfaqësuesit e nivelit të lartë, deputetët, kryetarët e komunave, përfaqësuesit e bashkësive fetare si dhe përfaqësuesit e institucioneve dhe të organizatave të ndryshme.

Çevik gjatë fjalës së tij para të pranishmëve bëri të ditur se këtë vit TIKA ka organizuar iftare në rreth 150 shtete në 5 kontinente, në mesin e të cilëve edhe në Bangladesh, Mianmar, shtetet e Afrikësi, si dhe të Ballkanit.

“Nga këto vende, kemi ardhur në Maqedoni, për të cilën shpresojmë se gjatë procesit në ardhmen do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian”, tha ai.

Duke folur për strukturën multietnike të Maqedonisë, Çevik tha se, “Citoj shumë të respektuarit presidentin (Ivanov), me kuptimin osman të paqes në këto territore po përjetohet paqja”.

“TIKA në Maqedoni, me një investim prej 70 milion eurosh”

Çevik shtoi se me 11 zyra të TIKA-s po realizojnë projekte të ndryshme në fushat si arsimi, shëndetësia dhe restaurimi, si dhe shtoi se po ofrojnë ndihmë për shtetet e rajonit në fatkeqësitë e përmbytjeve.

“Së bashku me programet dhe projektet e realizuara në Maqedoni, ne si TIKA kemi realizuar investim rreth 70 milionë eurosh”, tha ai.

Duke u shprehur se në Ballkan dhe në rajonin e Evropës Lindore kanë realizuar investim në vlerë prej 1 miliardë e 100 milionë eurosh, Çevik theksoi se të gjihë këto po realizohen me qëllim të zhvillimit të rajonit dhe të përmirësimit të kushteve ekonomike.

Ndërkaq, ambasadorja Kara rikujtoi se TIKA që nga viti 2005 ka realizuar më shumë se 800 projekte në fusha të ndryshme në Maqedoni dhe uroi vazhdimin e sukseseve të TIKA-s.

Duke u shprehur se rinovimi dhe ofrimi i pajisjeve të repartit të Kujdesit të Posalindurve të Klinikës së Sëmundjeve të Fëmijëve në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi është realizuar nga TIKA, Kara tha se presin që hapja e kësaj njësie të realizohet gjatë vizitës në periudhën e ardhshme të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në Maqedoni.

“Lutem nga Zoti i Madhërishëm që t’u pranojë adhurimet dhe duatë dhe që sulltani i 11 muajve Ramazani të sjellë paqe, qetësi dhe bereqet për shtetin tonë dhe shtetin mik e vëlla, Maqedoninë”, tha Kara.

Gjatë programit të ftuarit po ashtu kishin mundësinë e dëgjimit të muzikës mistike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit