Veliaj takon kryebashkiakun e Athinës: Shkëmbim idesh për rritjen e bashkëpunimit

Mos i humb

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj takoi në Athinë, Greqi, homologun e tij Haris Doukas.

Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj theksoi se dy kryeqytetet do të vijojnë të ushqejnë një marrëdhënie të shkëlqyer mes tyre.

“I lumtur të takoja kryetarin e bashkisë së Athinës, Haris Doukas, ku shkëmbyem ide për të rritur akoma më shumë bashkëpunimin midis dy qyteteve nëpërmjet projekteve të përbashkëta dhe gjithashtu kënaqësi të isha pjesë e panelit të B40, të cilën Tirana e kryeson këtë vit”, shkruan Veliaj.

Në fillim të këtij viti Tirana mori drejtimin e rrjetit të qyteteve të Ballkanit, B40, rrjeti më i madh i bashkive të Mesdheut. Ky rrjet u krijua në nëntor të vitit 2021, në një kohë kur i gjithë globi përballej me pandeminë Covid-19, si urë bashkëpunimi mes qyteteve. Tirana e mori Presidencën, pas Stambollit e Athinës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit