Si ta zhytni në ujë grurin, elbin dhe thekrën që të mos i humbin mineralet dhe vitaminat

310
0

 

Zhytja në ujë e drithërave para përdorimit ka shumë dobi për organizmin.

Para së gjithash, me zhytje shtohet përmbajtja e vitaminave dhe e mineraleve në drithëra, ndërsa njëkohësisht lehtësohet tretja e tyre, derisa nga ana tjetër në atë mënyrë shpartallohet thartira fitine, e cila gjendet në mbështjellësin e jashtëm të kokrrës dhe e cila pengon absorbimin në zorrë të hekurit, kalciumit, magnezit, bakrit dhe zinkut, transmeton Telegrafi.

Kokrra e plotë e drithit përmban gjithashtu inhibitorë enzimash të cilët pengojnë tretjen.

Shumë persona të cilët janë alergjikë ndaj drithërave mund t’i tolerojnë më mirë kur i përgatisin në mënyrën e sipërpërmendur.

Në brumin e thartë të bërë nga mielli i zhytur në ujë gjithashtu është zvogëluar sasia e antinutrienëve nga drithërat. Mesi i thartë shton dy herë dobinë nga zhytja në ujë e drithërave, sepse ndihmon në shpartallimin e antinutrienëve dhe lehtëson tretjen e tyre.

Përdorni të njëjtën sasi të lëngut të cilin do ta përdorni për përgatitjen e drithërave. Për shembull, rreth 1 filxhan oriz integral zieni në 2 filxhanë ujë,pra edhe për zhytje përdorni 2 filxhanë ujë.

Drithërat lini të zhytur në ujë së paku 7 orë, derisa zhytja në periudhën prej 12 – 24 orësh jep rezultate më të mira.

Zhytja më e gjatë nuk ka efekt në shpartallimin e thartirës fitine, apo në shtimin e vlerave ushqyese të drithërave.

Për shumicën e drithërave zhytja gjatë natës është krejtësisht e mjaftueshme. Ujin në të cilin keni zhytur drithin mund ta përdorni për zierje apo drithërat t’i lani dhe t’i zieni në ujë të freskët.

Drithërat mund të zhyten në ujin në të cilin keni shtuar thartirë madje ashtu që në 1 filxhan ujë të shtoni 1 – 2 lugë uthull molle, lëng limoni, jogurt, kefir, hirrë, dhallë.

Nëse nuk ju pëlqen shija e ushqimit të përgatitur me zhytjen e drithërave, thjesht pas zhytjes drithërat shpëlani dhe zieni në ujë të freskët, në mënyrë që të mos thartohen.

Hulumtimet tregojnë që fitatet në grurë, thekër dhe elb zvogëlohen për 46-77% kur me rastin e zhytjes përdoret vetëm uji, përkatësisht për 84-99% kur për zhytje përdoret uji i thartuar. Tretja e thartë gjithashtu pengon edhe zhvillimin e baktereve të pakëndshme.

Mielli gjithashtu mund të zhytet. Përdorni të njëjtën sasi të ujit i cili kërkohet me recetë plus thartirën e lëngut dhe lëreni të qëndrojë 12-24 orë dhe pastaj gatuani bukën apo ëmbëlsirat sipas recetës, duke shtuar sipas nevojës edhe pak ujë për të bërë brumin me konsistim të vërtetë.

Ëmbëlsira e gatuar me miellin e zhytur është posaçërisht e shijshme kur gatuhet me miellin në të cilin me rastin e zhytjes keni shtuar jogurt apo kos.

Në miellin të cilin duhet ta zhytni në mënyrë që më vonë nga ai të gatuani bukë, pos ujit mund të shtoni eventualisht edhe sasinë e kërkuar të vajit, por edhe përbërësit e tjerë, ata shtoni drejtpërdrejt para gatimit të bukës. Ëmbëlsira dhe buka e gatuar me miellin e përgatitur në këtë mënyrë janë lehtë të tretshme. Me atë rast më mirë dhe më bukur bymehet me rastin e gatimit.

Orizi integral natyrisht shumë shpejt zihet në këtë mënyrë dhe është fakt që shumë më lehtë tretet. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here