Si t’i trajtoni problemet me fytin

Mos i humb

Sa më shpejt që të ndieni një ndjesi djegie dhe acarim në fyt merrni pak ujë me kripë dhe me lëngun e tillë bëni gargarë. Këtë mund ta bëni disa herë gjatë ditës sepse në këtë mënyrë shkatërrohen bakteret.

A ju duket se ju shtrëngon fyti dhe çdo gjë sinjalizon ftohjen? Ja se çfarë ju mund të bëni menjëherë për të parandaluar inflamacionin e ftohjen.

– Kripa dhe uji:

Sa më shpejt që të ndieni një ndjesi djegie dhe acarim në fyt merrni pak ujë me kripë dhe me lëngun e tillë bëni gargarë. Këtë mund ta bëni disa herë gjatë ditës, sepse në këtë mënyrë shkatërrohen bakteret. Mjekët zakonisht rekomandojnë përzierjen e një gote me ujë dhe gjysmë luge çaji me kripë.

– Tabletat për fyt: Tabletat e ndryshme për fyt menjëherë do të lehtësojnë dhimbjen dhe e gjithë zona e fytit do të jetë më pak e thatë. Në barnatore mund të zgjidhni një shumëllojshmëri të tabletave për fyt, të tilla si; ato me vitaminë C ose mjaltë dhe me bimë të dobishme. Gjithashtu, mund t’ju ndihmojë spërkatësi, i cili ka përbërësit e ngjashëm dhe efekt antiseptik.

– Shurupi: Nëse keni filluar të kolliteni nga pak domosdo duhet blerë shurup kundër kollit, për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm dhe më lehtë do të përballoni ditën gjatë orarit të punës.

– Konsumoni shumë lëngje: Sikurse te çdo ftohje, është shumë e rëndësishme që gjatë gjithë kohës të pini çaj ose ujë për të parandaluar dehidratimin. Lëngu do të shpërlajë fytin e sëmurë dhe do të ndiheni më mirë. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit