Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivicia Daçiç, ka thënë se Serbia është absolutisht kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës. Sipas tij, formimi i kësaj ushtrie “kërcënon stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë”.
Për Daçiçin, formimi i Ushtrisë është në kundërshtim me rendin juridik ndërkombëtar aktual dhe Rezolutën 1244, e cila KFOR-in e konsideron si të vetmen formë të pranisë ushtarake në Kosovë.
“Për çfarë tjetër do të shërbente ajo forcë krahas KFOR-it, pos për ndonjë konflikt eventual”, është shprehur Daçiç./Kosova Post/