Balla: Bashkëpunim me Interpol për gjetjen e personave të përfshirë

Mos i humb

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka përgëzuar punën e Policisë  për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Në një reagim në rrjete sociale, Balla e cilësoi operacionin e 6 ekstradimeve nga Interpol Tirana si goditje të pandëshkueshmërisë.

“Po punojmë çdo ditë, me Interpol për gjetjen e personave të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale, të fshehur prej kohësh nga përballja me drejtësinë apo vuajtja e dënimit”, u shpreh Balla.

Ministri Balla përgëzoi Policinë e Shtetit, Interpol Tirana dhe Interpol Manchester për dhënien fund të arratisë së një personi mbi të cilin rëndojnë veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe municionit”, ngjarje kriminale e ndodhur 15 vite më parë në Elbasan.

Më herët, Policia e Shtetit njoftoi se Interpol Tirana në kuadër të bashkëpunimit me homologët mundësoi ekstradimin e 6 shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale.

2 prej tyre janë ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Greqia, ndërsa 4 të tjerët janë ekstraduar në Itali dhe në Kosovë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit