Siri, 4 civilë të vrarë nga sulmet ruse dhe të regjimit

Mos i humb

Gjatë sulmeve ajrore dhe tokësore të forcave ruse dhe regjimit sirian të Bashar al-Assadit të hënën në veri të Sirisë janë vrarë së paku 4 civilë, (AA).

“Avionët rusë goditën një vendbanim në qytetin Darat Izza në rajonin e Halepit, duke vrarë civilë”, tha Observatori sirian për të drejtat e njeriut, duke thënë se në shënjestër ishin edhe dy spitale.

Forcat e regjimit kryen sulme ajrore dhe artilerike në qytetin Al-Dana në lindje të kufirit turk, duke vrarë një civil.

Regjimi i Asadit dhe aleatët e tij ndërkohë kanë vazhduar sulmet e intensifikuara ajrore dhe tokësore ndaj vendbanimeve civile në zonën e de-eskalimit të Idlibit.

Në shtator të vitit 2018, Turqia dhe Rusia ranë dakord ta kthejnë Idlib në një zonë të de-eskalimit në të cilën aktet e agresionit janë të ndaluara.

Që nga atëherë më shumë se 1.800 civilë janë vrarë në sulme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit