Siri, në sulmet e forcave të regjimit vriten 8 civilë

Mos i humb

Në sulmet ajrore dhe tokësore të regjimit të presidentit sirian Bashar Al-Assad të kryera në Idlib dhe Hama, u vranë 8 civilë dhe dy të tjerë u plagosën.

Kreu i Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha) në Hama, Ahmet Nevruz tha se kjo zonë për një kohë të gjatë është objektiv i sulmeve të regjimit.

Nevruz tha se në sulmet mbi automjetet civile jetën humbën 7 civilë në Mansuri të Hama-s.

“Në sulmin ajror mbi Jisr es-Sugur të Idlibit, jetën humbi një civil dhe dy u plagosën”, shpjegoi Nevruz.

Idlibi dhe pjesa veriore e Hama-s, e cila ndodhet pranë kufirit turk, në një takim të mbajtur në maj në Astana, u shpall si zonë e deeskalimit.

Zonat nën kontrollin e opozitës dhe të grupeve kundër regjimit shpesh janë objekiv të sulmeve të regjimit të Asadit dhe Rusisë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit