Siri, në sulmet e reja të regjimit të Asadit vriten 6 civilë

Mos i humb

Në sulmet e reja që ka kryer regjimi i presidentit sirian Bashar al-Asad në territorin e Gutës Lindore, u vranë 6 civilë, duke përfshirë dy fëmijë.

Pjesëtarët e Mbrojtjes Civile (Beretat e Bardha) raportojnë se 5 pesë civilë u vranë në bombardimet e mbrëmshme dhe sulmet ajrore, duke përfshirë dy fëmijë dhe një grua.

Bombardimet vazhduan edhe sot në zonat e Gutës Lindore. Në sulmet ajrore në Hammuriye u vra një civil.

Operacionet e shpëtimit rifilluan dhe personat e plagosur u transportuan në qendrat e afërta mjekësore.

Në sulmet e kryera në 45 ditët e fundit në Gutën Lindore janë vrarë 539 civilë dhe mbi 2.000 të tjerë janë plagosur.

Në Gutën Lindore jetojnë rreth 400 mijë civilë nga të cilët gjysma janë fëmijë. Përkundër faktit se kjo zonë në takimin e mbajtur në Astana në prill të vitit 2017, u shpall zonë e deeskalimit, pjesëtarët e regjimit të Asadit kanë intensifikuar sulmet në muajt e fundit.

Kriza humanitare çdo ditë bëhet gjithnjë e më e vështirë ndërsa mijëra njerëz të sëmurë kanë nevojë për evakuim./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit