PYD/PKK sulmin e pabesë e kreu duke u fshehur në mesin e civilëve

Mos i humb

Përderisa Forcat e Armatosura Turke (TSK) vazhdojnë të pastrojnë nga terroristët fshatrat në Afrin, është zbuluar se terroristët e PYD/PKK-së sulmin e djeshëm ku ranë dëshmorë 9 ushtarë të TSK-së, e kanë kryer duke i përdorur civilët, në mesin e të cilëve ka patur edhe fëmijë.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë në rajon nga gazetari i AA-së, terroristët e PYD/PKK-së kohë pas kohe po kryejnë sulme duke i përdorur civilët.

Burimet e sigurisë njoftojnë se terroristët e PYD/PKK-së dje duke e shfrytëzuar një grup të civilëve, në mesin e të cilëve ndodheshin edhe fëmijë, kanë kryer një sulm në rajonin e operacionit ku ranë dëshmorë gjithsej 11 ushtarë, 2 prej tyre pilotë të helikopterit.

Burimet e sigurisë duke dhënë informacione lidhur me momentin e sulmit njoftuan se në orët e pasdites pasi që një grup i civilëve prej 70-80 personash u janë afruar trupave të komandës të cilët mbanin një kodër me numrin 1027, në afërsi të një fshati të pastruar nga terroristët, ushtarët e TSK-së kanë shtënë me armë zjarri në ajër, në shenjë paralajmërimi.

Mirëpo, bëhet e ditur se turma nuk i ka përfillur të shtënat paralajmëruese dhe ka vazhduar të përparojë dhe se kundër kësaj ekipi i komandos ka lëvizur me qëllim të ndalimit të turmës. Njoftohet se nga mesi i civilëve janë hedhur bomba dore ndaj ekipit të komandës që po i afrohej dhe se gjatë kësaj kohe kanë filluar sulmin me armë dhe raketa edhe terroristët e PYD/PKK-së të fshehur brenda fshatit.

Poashtu thuhet se në kontaktin e parë 9 nga 16 ushtarë kanë rënë dëshmorë ndërsa edhe helikoteri i cili ka ndërhyrë ndaj sulmit ka pësuar ku si pasojë ranë dëshmorë edhe dy pilotë.

Civilët po i përdorin si mburoja të gjalla

Pasi ka filluar përleshja, mësohet se civilët përsëri kanë ikur dhe janë kthyer në fshat dhe se rreth 40 terroristë të PYD/PKK-së janë neutralizuar nga komandot të cilët shkuan në ndihmë dhe se terroristët e tjerë kanë ikur.

Theksohet se rajoni pas disa orësh është pastruar tërësisht nga terroristët dhe se terroristët e PYD/PKK-së të cilët janë bllokuar po kryejnë sulme të tilla duke i përdorur civilët si mburoja të gjalla. Po ashtu burimet e siurisë bëjnë të ditur se që nga fillimi i operacionit TSK po tregon një kujdes maksimal për mbrojtjen e sigurisë së jetës së civilëve.

Trupat e TSK-së së bashku me pjesëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane vazhdojnë të përparojnë në rajonin e operacionit, kurse mësohet se në fshatrat e çliruara janë gjetur një numër i madh i kurtheve dhe të eksplozivit artizanal dhe se ato eksplozivë janë neutralizuar një nga një.

Ndërkohë, vazhdon operacioni “Dega e Ullirit” i cili ka nisur më 20 janar nga TSK për ofrimin e sigurisë dhe stabilitetit në kufijtë e Turqisë dhe në rajon, për të neutralizuar terroristët që i përkasin PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH-it në rajonin Afrin në pjesën veriperëndimore të Sirisë si dhe për të shpëtuar nga shtypja dhe persekutimi popullatën e rajonit.

Në kuadër të këtij operacioni, i cili po zhvillohet në kuadër të së drejtës së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes legjitime sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë, vazhdojnë goditjet ndaj objektivave terroriste./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit