Home Ndryshe Sonda europiane shumë pranë Diellit, për herë të parë do t’i afrohet...

Sonda europiane shumë pranë Diellit, për herë të parë do t’i afrohet orbitës së tij me temperaturën 500 gradë

60
0
SHARE

Sonda europiane Solar Orbiter e drejtuar drejt Diellit është lëshuar nga baza amerikane e Cape Canaveral me anë të një rakete ‘Atlas 5’.

  • foto galeri
  • foto galeri

Fillon kështu misioni më ambicioz i organizuar ndonjëherë drejtpërdrejt në yllin tonë, e realizuar nga Agjencia Hapësinore Europiane (Esa) në bashkëpunim me Nasan. Një nga dhjetë instrumentet e saj është zhvilluar nga universiteti i Firenzes.

Pas dy shtyrjeve, misioni filloi udhëtimin e tij, i cili në tre vjet do ta çojë sondën në 42 milion kilometra nga Dielli.

Nisja shfrytëzoi shtrirjen midis Tokës dhe Venusit, e cila lejoi vendosjen e sondës përgjatë trajektores ideale për të ndjekur saktë rrugën e saj, duke shfrytëzuar shtytjen gravitacionale të dy planeteve.

Duke e çuar sondën në distancën më të afërtën me Diellin të arritur ndonjëherë, ajo do të ketë mundësi të kapë pamjet e para të yllit tonë dhe të sigurojë të dhëna të vlefshme për të studiuar fushën magnetike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here