Sot në Kuvend do të mbahen katër seanca komisionesh

Mos i humb

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të diskutohen propozim ligjet e komisioneve për arsim, shkencë dhe art, për bujqësi, pylltari dhe menaxhimit me ujin, dhe shëndetësi.

Para komisionit për arsim është propozim ligji për arsim të lartë në leximin e parë, në komisionin për bujqësinë do të diskutohet për propozim ligjin për bujqësi dhe zhvillim ruarale dhe ligjit për konsolidimin e tokave bujqësore, të dyja në leximin e parë, ndërsa anëtarët e komisionit për komisionin e legjislativit-drejtësisë duhet të shqyrtojnë më shumë pika, nga fusha e financave, gjykatës, arsimit, bujqësisë dhe komunikacionit.

Komisioni për shëndetësi, përsëri organizon debat publik me temën “efektet e zbatimit të importeve paralele të barnave”./AIM/. /Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit