Strategjia e SHBA për të parandaluar ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e ardhshme

Mos i humb

Qipro do të mbulojë shpenzimet e turistëve që infektohen me COVID-19 gjatë pushimeve

Qipro do të mbulojë shpenzimet për cilindo turist që rezulton pozitiv me koronavirus gjatë pushimeve në vend. Qeveria qipriote...

Muslimanët në dy qytete të Sirisë shënojnë në paqe Bajramin

Mijëra njerëz u kthyen në Tal Abyad dhe Ras al-Ayn, dhe derisa ka shtëpi dhe biznese që u dëmtuan rëndë nga lufta...

Afrikë, vazhdon të rritet numri i rasteve me COVID-19

Në përditësimet e të premtes në mëngjes, Qendra e Afrikës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Afrika CDC) theksoi se 5.083 raste...

Borrell: Dialogu Kosovë-Serbi i lehtësuar nga BE-ja garanton të ardhme evropiane

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, ka thënë se Ballkani Perëndimor, përfshirë...

Zgjedhjet e mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara janë më pak se katër muaj larg. Zyrtarët po marrin masa për të parandaluar një përsëritje të ndërhyrjes ruse, të diktuar nga shërbimet amerikane të zbulimit gjatë zgjedhjeve të 2016-ës.

Siç njofton korrespondentja Carrolyn Presutti, ndër këto masa është edhe një sistem që lajmëron publikun për ndërhyrjet e huaja:

Asgjë nuk është më e shenjtë për demokracinë, se sa zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Votuesit vijnë me besimin se vota e tyre ka rëndësi. Por, kjo premisë është sulmuar që kur u zbulua se Rusia ndërhyri në zgjedhjet e 2016-ës. Ligjvënësit thonë se pjesa e parë e strategjisë është fillimi i sanksioneve.

“I kemi vendosur sanksione Rusisë, si një mënyrë që të mbajë përgjegjësinë. Për më tepër, po sigurohemi që mos ta përsërisin dot”, tha Paul Ryan, kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve.

Por, koha nuk premton. Po afrohen me shpejtësi zgjedhjet e mesmandatit që mbahen në muajin nëntor, kur votuesit gjykojnë për punën e një presidenti të ri, duke ruajtur, apo duke zëvendësuar ligjvënësit në Kongres.

“Ky amendament është reagimi ynë, në partneritet me shtetet amerikane, për t’i përplasur derën në fytyrë ariut rus, apo çdo rreziku tjetër që synon të godasë integritetin e zgjedhjeve tona”, tha Ligjvënësi demokrat Steny Hoyer.

Departamenti i Drejtësisë po paralajmëron tashmë publikun për ndërhyrjen e huaj në procesin zgjedhor. Në thelb të strategjisë është vigjilenca e votuesve. Zëvendësprokurori i Përgjithshëm, Rod Rosenstein, thotë se keqbërësit kibernetikë vendosën në objektiv 21 shtete amerikane gjatë zgjedhjeve të fundit.

“Nuk kemi prova se ndonjë qeveri e huaj ja doli mbanë të ndryshojë votën, por rreziku është real”, deklaroi zoti Rosenstein.

Ndërkaq, kritikët e administratës fajësojnë Presidentin Trump për faktin që nuk krijoi një task force të posaçme, apo që nuk emëroi një drejtor të sigurisë kibernetike. Analistja Elaine Kamarck flet për rreziqet që sjell mosveprimi…

“…Do të na kontrollonte Rusia. Duke patur njerëz të cilët, me apo pa ndërgjegje, i janë mirënjohës një fuqie të huaj që nuk beson tek demokracia”, thotë ajo.

Presidenti Trump thotë se administrata e tij po bën gjithçka të mundshme për të parandaluar ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet që vijnë. Kanë mbetur, megjithatë vetëm 100 ditë për të ndërtuar strategjitë për këtë qëllim./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë dërgon 31 tonë ndihma në Jemen

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ka pranuar 16 tonë ilaçe dhe furnizime mjekësore nga OBSH, sipas agjencisë së lajmeve SABA.

Brazil, 1.124 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Brazili konfirmoi 1.124 vdekje në 24 orët e kaluara nga koronavirusi i ri (COVID-19). Ministria e Shëndetësisë e vendit...

Rusia kundërshton vendimin e SHBA për t’u tërhequr nga OBSH

Maria Zakharova tha për agjencinë e lajmeve TASS se bota duhet të konsolidojë përpjekjet e saj për të luftuar pandeminë COVID-19.

SHBA, vazhdojnë protestat për të katërtën ditë për vdekjen e Floyd

Që nga e hëna kur Geroge Floyd vdiq pasi oficeri Derek Chauvin e shtriu për toke dhe ia vuri gjurin në qafë...

Fetahu: Me dinjitet do të luaj rolin e bartësit të paqes dhe unitetit

Ushtruesi i detyrës Reis-ul-Ulema, Fetahu, vizitoi selinë e BFI-së në Shkup dhe mbajti konferencën e tij të parë për shtyp që nga...