Studiuesit tregojnë se truri i kujt është më aktiv, i meshkujve apo i femrave?

Mos i humb

Truri është pjesa komanduese e trupit të njeriut dhe aty fillon gjithçka. Sipas një studimi të fundit, truri i femrave është më aktiv në shumë zona sesa truri i meshkujve.

Kjo shpjegon edhe faktin se përse shumë femra janë më të prira të vuajnë nga ankthi, depresioni, pagjumësia, çrregullimet e ushqimit dhe Alzheimeri.

Sipas BBC, studimi është kryer nga shkencëtarët e klinikës ‘Amen’ në Kaliforni, ku janë krahasuar 46,000 skanime të trurit nga nëntë klinika dhe kanë analizuar dallimet mes trurit të mashkullit dhe të femrës.

Studimi i cili ishte publikuar edhe në revistën ‘Journal of Alzheimer’s Disease’, ka zbuluar se truri i femrave është dukshëm më aktiv në shumë zona sesa ai i meshkujve, e posaçërisht në korteksin parafrontal i cili përfshihet në përqendrim, kontroll impulsiv, etj.

Femrat gjithashtu kanë qarkullim më të madh të gjakut në korteksin parafrontal, gjë e cila mund ta shpjegojë faktin se përse femrat kanë tendenca të jenë më të forta në aspektet e mëshirës, intuitës apo bashkëpunimit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit