Tahir Kukaj, shqiptari që po bën bujë në Amerikë

Mos i humb

I lindur në fshatin Terstenik të Drenasit, Dr. Tahir Kukaj ka shkuar në Staten Island në SHBA në vitin 2002 për të drejtuar Shkollën Islame Miraj. Kukaj ka kryer studimet në Kajro, ku edhe ka punuar në Radio Kajro, emision ky i cili është transmetuar në gjuhën shqipe. Tani, Dr. Kukaj është njëri ndër shqiptarët me ndikim e më të suksesshëm në Amerikë, duke u bërë kështu zëri dhe krenaria e tyre në gjithë diasporën.

Kështu, imami shqiptar nga Drenica, Dr. Tahir Kukaj, këtë vit ka bekuar kongresistin amerikan, Max Rose, me rastin e inagurimit të  tij.

Ceremonia e inagurimit është bërë në Teatrin e famshëm “Saint George”, në Staten Island të New Yorkut.

“Sot ishte një ditë e madhe. Isha i nderuar dhe i privilegjuar që të jap bekimin për këtë kongresist”, ka thënë Kukaj për kongresistin Max Rose.

Mirëpo, Rose nuk është personi i vetëm që ka marrë lutjen nga imami shqiptar.

Dy vite më parë, Kukaj ishte ftuar nga kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Bill de Blasio, për të bekuar linjën e re të tragetit që transporton nju jorkezët çdo ditë nga Beach Channel Drive dhe Beach 108th Street, në Rockway Park.

“Ishte një nder dhe privilegj që mora pjesë bashkë me kryebashkiakun de Blasio dhe zyrtarë të tjerë të zgjedhur në hapjen e madhe të Linjës me Anije në Rockway ku pata rastin të thoja fjalë bekuese për udhëtimin e parë…”, pati thënë imami Kukaj pas ceremonisë, transmeton KosovaPost.

KosovaPost mëson se Kukaj, i cili njëherësh është ndër shqiptarët e suksesshëm në Amerikë, vitin e kaluar është renditur në mesin e 100 personaliteteve më me ndikim në Staten Island të Nju Jorkut.

Imami, i cili përveç çështjeve fetare merret edhe me çështje kombëtare, ka bërë një karrierë të bujshme duke ndërtuar ura lidhëse mes popujve dhe etnive të religjioneve të ndryshme.

Kukaj, tash e 15 vjet njihet për programin e veçantë të tij pasi një herë në vit organizon një takim, ku zhvillohet dialog mes komunitetit katolik dhe atij musliman, e që përfundon me një darkë të përbashkët. Atje ai është bërë edhe udhëheqës i Qendrës Kulturore Islamike Shqiptare./KosovaPost/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit