Të deklarojnë pasurinë brenda 48 orëve! OFL kërkesë Ervis Martinajt dhe vëllezërve Kaçorri

Mos i humb

Teksa vijon Operacioni Forca e Ligjit, tre shtetasve të tjerë u është dërguar kërkesa për vetëdeklarim të pasurisë.

Bëhet fjalë për shtetasit Ervis Martini, me banim në Kurbin, person në hetim për veprën penale “Vrasja me paramendim”; dhe vëllezërit Kaçorri, konkretisht A. K., me banim në Tiranë, i dënuar në Itali për vrasje dhe V. K., me banim në Tiranë, i dënuar në Itali për vrasje dhe trafik armësh;

Brenda 48 orësh, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. Me qëllim evidentimin dhe dërgimin në SPAK, të të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special, OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse.

Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit