Balla pritet nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe

Mos i humb

Balla pritet nga Presidenti i EBA, diskutohet për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë

Në vijim të vizitës së tij në Abu Dhabi, ministri i Brendshëm Taulant Balla u prit në një takim të veccantë nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan.

Në një reagim në rrjetet sociale ministri Balla thotë se në takim u diskutua mbi marrëdhëniet mes dy vendeve tona dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë.

Gjithashtu u diskutua edhe për mundësitë për të përfituar nga ekspertiza dhe eksperienca e Emirateve të Bashkuara Arabe në këto fusha, në kuadër të marrëveshjes mes dy vendeve, si dhe të Task-Forcës së Bashkëpunimit të dakordësuar mes dy ministrave të Brendshëm.

Më herët Balla u prit në një takim edhe nga ministri i Drejtësisë i Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah bin Sultan bin Aëad Al Nuaimi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit