Tentoi të vrasë Lulzim Berishën, Gjykata e Durrësit dënon Ahmet Ajetin

Mos i humb

COVID-19, 703 vdekje të reja në Brazil, 871 në Indi, 705 në Meksikë

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 703 vdekje, në Indi 871 dhe...

Numri i të prekurve me COVID-19 në Afganistan parashikohet të jetë 10 milionë

Ministri i Shëndetësisë së Afganistanit, Ahmad Jawad Osmani, deklaroi se parashikohet që koronavirusi i ri (COVID-19) në vend ka prekur 10 milionë...

VV-ja synon rrëzimin e Qeverisë Hoti përmes mocionit, nis mbledhjen e nënshkrimeve

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ka nisur procedurën për mbledhjen e nënshkrimeve për rrëzimin e Qeverisë Hoti. Arbërie Nagavci...

Nuk ndalet pandemia! 20 milionë raste në gjithë botën

Bota ka arritur rekordin e zymtë të 20 milionë rasteve të konfirmuara të koronavirusit dhe po i afrohet 750 mijë viktimave në...

Gjykata e Durrësit ka dënuar, Ahmet Ajetin për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë në dëm të Lulzim Berishës.

Ajeti është dënuar me 24 vite burgim dhe me aplikimin e gjykimit të shkurtuar dënimi ka zbritur në 16 vite burg.

Burime për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha bëjnë me dije se ishte përcjellë për kompetencë nga GJKKO në gjykatën e Durrësit.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në vitin 2005, por çështja është rihapur në 2018-n, kur Ajeti u ekstradua nga Kosova. Nga ana e tij Ajeti nuk e ka pranuar se ka tentuar të vrasë Lul Berishën dhe se plagën që kishte në trup e ka shkaktuar vetë.

“Erdha në Shqipëri pasi kërkoja punë, erdha bashkë me Osman Karpuzin, të cilin e kam njohur në Maqedoni. U ndalëm fillimisht në Tiranë tek një ndërtesë, aty takuam dy persona të cilët na thanë se do të na gjenin punë, por puna sipas tyre ishte në Durrës. Pasi u nisëm drejt Durrësit, ata na vendosën në një hotel që sipas tyre ishte hoteli i tyre.

Dy persona u kthyen sërish dhe na sollën një armë dhe një fotografi. Na thanë “këtë personin duhet ta vrisni”. Dy personat folën më tepër me Osmanin.

Ne nuk donim ta bënim, por ata na thanë nuk kemi shpëtim pa kryer krimin.

Osmani doli për të blerë cigare, unë mora armën dhe vendosa të vetësakrifikohesha. Qëllova veten në krahun e majtë, afër ijes së barkut.

E bëra këtë gjë pasi nuk doja të kryeja vrasjen që ma kërkuan ata. Kisha ardhur në Shqipëri për të kërkuar punë, isha kryefamiljar dhe vëllai ishte invalid lufte.

Më çuan në spital, aty erdhën dy persona që më thanë që nëse tregoja “nuk do ta shikoja vëllain”. Më mori policia në pyetje dhe pastaj më çuan në një shtëpi ku më vendosën në ruajtje të një efektivi.

I tregova policisë se isha plagosur gjatë një sherri banal me dy persona dhe se ata më kishin plagosur.”

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

BAG nënshkruan kontratën për ilaçin Covid-19: Siguron 3 milionë doza

Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka nënshkruar një kontratë rezervimi për një ilaç kundër Covid-19 me kompaninë zvicerane Molecular Partners. Pritet...

Rusia gjen vaksinën kundër covid-19, Putin: Brenda pak ditësh do jetë gati

Në një kohë kur numri i të infektuarve nga Covid-19 ka arritur në 20 milionë, Rusia jep lajmin e mirë për gjetjen...

Liderja opozitare në Bjellorusi largohet nga vendi

Liderja e opozitës në Bjellorusi, Svetlana Tikhanouskaya, ka udhëtuar në Lituani dhe është e sigurt, tha ministri i Jashtëm i Lituanisë, Linas...

Kryeparlamentari i Marokut: Liga Arabe ka nevojë për reforma rrënjësore

Kryetari i Parlamentit të Marokut, El-Habib el-Maliki, tha se Liga Arabe ka nevojë për reforma gjithëpërfshirëse. Në një intervistë...

Krujë: Dogji furrën për prodhimit e gëlqeres, procedohet penalisht 49-vjeçari

Një 49 vjeçar, banues në fshatin Burizanë, Krujë është proceduar penalisht për për veprën penale “Ndotja e ajrit”. Policia...