Tërnava bën thirrje të shmangen vizitat familjare gjatë Fitër Bajramit

Mos i humb

COVID-19, 703 vdekje të reja në Brazil, 871 në Indi, 705 në Meksikë

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 703 vdekje, në Indi 871 dhe...

Basha poston kushtrimin e poetit disident Havzi Nela në 32 vjetorin e varjes së tij

Kryedemokrati Lulzim Basha ka kujtuar sot në 32 vjetorin e varjes së tij, poetin disident Havzi Nela. Përmes Twitter-it...

Hapet konkurs për ushtarë aktivë në FSK

Forca e Sigurisë së Kosovës ka hapur konkurs për pranimin e rekrutëve të rinj, ushtarë aktivë. Siç është bërë...

Kryeinspektorja e ISHSH-së fiton luftën me Covid-19

Pas një muaji lufte në spitalin “Shefqet Ndroqi”, kryeinspektorja e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, Vjollca Braho e ka fituar betejën me koronavirusin.

Kryetari i Bashkësisë Islame në Kosovë (BIK), Naim Tërnava, u është drejtuar qytetarëve një ditë para shënimit të festës së Fitër Bajramit, me të cilën përfundon Muaji i Ramazanit.

Tërnava tha se myslimanët gjatë tërë muajit të Ramazanit kanë pasur vështirësi të vizitojnë familjarët e madje edhe të falin namazin, porse kjo u bë për shkak të rrezikut të pandemisë, dhe kësisoj, bëri thirrje që edhe gjatë Fitër Bajramit të shmangen vizitat familjare.

“Jemi privuar për namaze, na ka munguar edhe namazi i taravisë për shkak të pandemisë, mirëpo për shkak të ruajtjes së shëndetit, u desh të merren këto vendime. Kujdesin për shëndetin publik e kemi urdhër nga Zoti”, u shpreh Tërnava, përcjell KOHA.

Sipas njohësve të fushës, Tërnava tha se pandemia po shkon drejt fundit porse virusi është ende në mesin tonë.

“Me zbatimin e udhëzimeve nga kompetentët, treguam kulturë qytetare”, tha ai.

Për Festën e Fitër Bajramit, që falet nga mëngjesi i së dielës, Tërnava bëri thirrje të shmangen vizitat familjare.

“Nesër kemi festë, festë e cila vjen pas përfundimit të muajit të agjërimit-Ramazanit, shkaku i pandemisë nuk do të kemi mundësi që të falim namazin e Bajramit, andaj ju ftoj të gjithëve që të ruani karakterin festiv të Bajramit në shtëpitë tuaja me familje, pranë të dashurve tuaj. Ju porosis që të shmangni vizitat tradicionale që bëhen për Bajram, sepse rreziku nga pandemia nuk ka kaluar ende, ndërsa ne me veprimet tona dhe disiplinën tonë mund të bëjmë që ky virus të dobësohet dhe sa më parë të shpallim fitoren ndaj kësaj pandemie”

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Presidenti i Filipineve ofron të injektohet me vaksinën ruse kundër COVID-19

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka ofruar që të jetë personi i parë që injektohet me vaksinën e Rusisë kundër koronavirusit të...

Tre tanke izraelite shkelin kufirin libanez

Tre tanke izraelite kaluan gardhin teknik që ndan Libanin nga Izraeli, transmeton (AA). Agjencia zyrtare libaneze e lajmeve raportoi...

Mbi 2.000 të arrestuar në ditën e dytë të protestave në Bjellorusi

Zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme të Bjellorusisë, Olga Çemodanova, njoftoi se janë arrestuar mbi 2.000 persona në ditën e dytë të protestave...

BE thirrje për dialog në Mesdheun Lindor

Zëdhënësi i Komisionit të Bashkimit Evropian (BE) Peter Stano, theksoi se është e nevojshme të ketë sjellje që përputhen me fqinjësinë e...

Maqedoni e Veriut, shkon në mbi 12.000 numri i rasteve me COVID-19

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 141 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar...