Terroristët e YPG/PKK-së pengojnë me forcë largimin e civilëve nga Afrini

Mos i humb

Terroristët e YPG/PKK-së duke bllokuar rrugët dhe duke hapur zjarr ndaj civilëve pengojnë largimin e tyre nga Afrini në veriperëndim të Sirisë, kanë treguar disa pamje të xhiruara me dron nga ushtria turke.

Siç njofton gazetari i Anadolu Agency (AA) nga Siria, civilët janë gjithnjë e më shumë duke u përpjekur për t’u larguar nga Afrini, të cilin më parë e kanë braktisur edhe krerët e organizatës terroriste YPG/PKK në rajon.

Me ngushtimin e rrethimit të Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) në operacionin “Dega e Ullirit”, civilët gjithnjë e më shumë ikin nga YPG/PKK, të cilët i përdorin ata si mburoja të gjalla.

Megjithatë, organizata terroriste është duke penguar civilët duke bllokuar rrugët dhe duke hapur zjarr ndaj tyre.

Ndryshe, sipërfaqja e pastruar nga terroristët gjatë operacionit ka arritur në 1.100 kilometra katrorë.

TSK-së dhe ULS-së aktualisht u kanë ngelur të përparojnë vetëm 1.5 kilometra nga lindja në juglindje për të rrethuar qendrën e qytetit të Afrinit.

Në ndërkohë, 3.5 kilometra kanë ngelur për të rrethuar qendrën e qytetit nga jugu.

Luftëtarët e ULS-së janë duke i vazhduar operacionet në koordinim me TSK-në.

Pas përfundimit të rrethimit, pritet zgjerimi i linjave përreth qendrës së qytetit të Afrinit.

Që nga fillimi i operacionit, TSK dhe ULS kanë çliruar nga organizatat terroriste YPG/PKK-DEASH 193 pika, përfshirë pesë qendra të qytezave, 155 fshatra si dhe 33 pika strategjike në Afrin.

Linjat e përqendrimit dhe mbrojtjes së YPG/PKK-së në masë të madhe ndodhen në qendrën e qytetit të Afrinit. Organizata ka orientuar me forcë civilët e rajoneve drejt qendrës së qytetit në mënyrë që të mund t’i përdorë si mburojë e gjallë, ndërsa pengon popullsinë arabe dhe kurde e cila dëshiron të shkojë nga qendra drejt zonave të kontrolluara nga regjimi i Asadit dhe opozita ushtarake.

Mbajtja e civilëve ka shkaktuar reagim edhe nga Kombet e Bashkuara.

Më 20 janar, Turqia nisi operacionin “Dega e Ullirit” për të larguar terroristët e PYD/PKK-së dhe DEASH-it nga Afrini në veri të Sirisë.

Operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe të mbrojë popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve, ka njoftuar Shtatmadhoria e Turqisë.

Sipas shtatmadhorisë, operacioni zhvillohet në kuadër të së drejtës së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit