Thaçi: Ambicia jonë është që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat

Mos i humb

 

 

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk diskutuan për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, me theks për proceset që duhet ti kalojë Kosova drejt integrimit në BE.

Presidenti Thaçi, duke folur për proceset e anëtarësimit të Ballkanin Pëerndimor, dhe të Kosovës, ka theksuar se tashmë këtp vende janë afruar me BE dhe se ecja para duhet shpejtuar.

Sipas, presidentit Thaçi Kosova ka nevojë për hapa më të shpejtë në proceset integruese me ambicien e anëtarësimit në BE.

“Kosova ka nevojë urgjente të përshpejtojë reformat për integrim në BE. Ambicia jonë minimale është që në një të ardhme të afërt të marrim statusin e vendit kandidat për BE”, është shprehur Thaçi, raporton Kosova Post.

Lidhur me dialogun me Serbinë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka vënë në theks përkushtimin e lartë që ka Kosova në procesin e dialogut me Serbinë, duke thënë Kosova këtë dialog ta kthej në marrëveshje të paqes dhe stabilitetit.

Presidenti Thaçi ka përmendur edhe Samitin e Sofjes duke thënë se pjesëmarrja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në këtë Samit është një e arritur.

Thaçi , ndërkaq ka theksuar se në takimin me kancelarin gjermane Angela Merkel në Gjermani dhe dialogu me Serbinë do të jetë një nga temat kyçe që do të mbahet më 9 maj.

Ndërkaq sa i përket liberalizimit Thaçi ka thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe pret rekomandimin nga KE-ja./Kosov a Post.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit