Lideri i Koresë së Veriut do të kalojë në Jug duke ecur

Mos i humb

 

 

Kreu i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, për takimin historik të liderëve i cili do të mbahet me presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, në Jug do të kalojë duke ecur nga zona e demilitarizuar mes dy shteteve.

Sipas lajmit të agjencisë Yonhap të Koresë së Jugut, sekretari i përgjithshëm i Presidencës së Koresë së Jugut, Im Jong-seok, në një konferencë për media njoftoi opinionin publik në lidhje me detajet e programit të samitit mes Kim dhe Moon.

Duke vënë në dukje se programi i samitit do të fokusohet në aktivitetet në drejtim të zhvillimit të lidhjeve personale mes liderëve të të dy shteteve si dhe në axhendën e çarmatimit bërthamor, Im thotë se Moon dhe Kim për samitin historik do të takohen në orën 09.30 në fshatin e demilitarizuar Panmunjom, i cili ndodhet në mes të dy shteteve.

– Udhëheqësi i parë që do të shkelë në territoret e Jugut

Im thotë se Kim do të kalojë në Jug duke ecur nga kufiri i demilitarizuar në Panmunjom dhe se në këtë mënyrë do të jetë udhëheqësi i parë i Koresë së Veriut i cili do të shkelë në territoret e Koresë së Jugut që nga Lufta Koreane në vitet 1950-1953.

Im bën të ditur se të dy liderët pas takimit në vijën kufitare, do të ecin së bashku deri në vendin ku do të mbahet samiti, pra në Shtëpinë e Paqes, e cila gjendet në pjesë e Koresë së Jugut të fshatit të demilitarizuar. Ai thotë se këtu Kim do të pritet nga garda e nderit dhe nënvizoi se Kim do të jetë udhëheqësi i parë i Koresë së Veriut i cili do të përshëndesë gardën e nderit.

Dy liderët pas një bisede të shkurtër në Shtëpinë e Paqes, do të nisin takimet zyrtare.

– Pema e paqes

Pas takimit udhëheqësit do të shkojnë në dreka të ndara, kurse pas pushimit të drekës do të takohen përsëri dhe do të mbjellin një pemë. Në afërsi të fidanit të pishës, në mbjellje të së cilit do të hidhet dheu i sjellë nga të dy shtetet, do të vendoset një përmendore me mbishkrim “Këtu po e mbjellim paqen dhe mirëqenien”.

Para njoftimit me një konferencë për media në lidhje me rezultatet e samitit një ditor, të dy udhëheqësit do të realizojnë një ecje të shkurtër ku edhe do të bisedojnë. Samiti do të përfundojë me darkën e cila do të mbahet nën kujdesin e Moon-it.

Sekretari i Përgjithshëm Im thotë se ende nuk është vendosur për pjesëmarrjen e bashkëshorteve të udhëheqësve në samit. Ai vuri në dukje se samiti do të fokusohet në pastrimin e Gadishullit Korean nga armët bërthamore dhe në ofrimin e një paqeje të përhershme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit