Thaçi: Kosova falënderon SHBA-në, veçanërisht për FSK-në

Mos i humb

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot Zëvendës-ndihmës Sekretaren e Mbrojtjes së SHBA-së, Laura Cooper, me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin mes Kosovës dhe SHBA-së në sektorin e sigurisë.

Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova është mirënjohëse për përkrahjen e Shteteve të Bashkuara për Kosovën, veçanërisht për bashkëpunimin me FSK-në. Ai shtoi se FSK-ja ka ngritur kapacitetet e saj dhe tani është një forcë profesionale dhe gjithëpërfshirëse.

“Po punojmë, të koordinuar me partnerët ndërkombëtarë, që të plotësojmë të gjitha kriteret për transformimin e Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura të Sigurisë”, u shpreh presidenti Thaçi.

“Dëshira jonë është që transformimi të bëhet me konsensus politik dhe nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese”, u shpreh presidenti Thaçi dhe shtoi se megjithatë “ky proces nuk mund të zgjas pafundësisht”.

Zëvendës-ndihmës Sekretarja, Laura Cooper, tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përkrahin Kosovën në të gjitha fushat.

Presidenti Thaçi shtoi se gjendja e sigurisë në Kosovë është shumë e mirë dhe Kosova mbetet e angazhuar për paqe dhe stabilitet në rajon.

“Po kultivojmë dialog të brendshëm dhe në nivel rajonal, veçanërisht me Serbinë”, u shpreh presidenti Thaçi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit