Thaçi: Nuk ka anëtarësim euroatlantik pa marrëdhënie të mira fqinjësore

Mos i humb

Vizita e kancelarit austriak është impuls i ri mes Kosovës dhe Serbisë, kështu tha sot Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencën për media pas takimit me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz.

Kreu i vendit tha se Austria ka rol kryesor në hapat e metejme të Kosovës në BE dhe në Nato.

Sipas tij, puna dhe angazhimi i Austrisë mbetët qëllim i vendosur për perspektiven e Kosovës në BE.

“Diskutuam për zhvillimet në Kosovë dhe perspektiven evropiane të kosovës por edhe të rajonit. Austria është duke vazhduar udhëheqjen e bashkimit evropian për zhvillimin e shteteve perëndimore në ballkan. Puna dhe angazhimi ynë i këtij qëllimi mbetët i vendosur. Në kontekst të integrimeve euroatlantike, marrëveshje fqinjësore janë primare ku presim të kemi raporte miqësore edhe me Serbinë” tha Thaçi duke shprehur u bindur në normalizimin e plotë të marrëdhënie dhe anëtarësimin në OKB.

“Marrëveshja do të sjell paqe dhe stabilitet për tërë ballkanin perëndimor dhe të ardhme  për të dy vendet. Falënderoj për interesimin dhe përkushtimin e Austrisë në dialog dhe për liberalizimin e vizave. Raportet tona do të mbeten të shkëlqyera dhe na mbetet vetëm të ecim përpara. Vizita juaj të jetë impuls i ri mes dy vendeve” tha Thaçi.

Ai vlerësoj lartë vizitën  e sotme te kancelarit austriak në Kosovës, kur dihet pozicioni i shtetit austriak në Bashkimin europian.

“Austria ka rolin në BE dhe mund të ketë mundësi dhe hapësirë për Kosovën. Kosova do të vazhdoj në një hap të sigurt në Nato dhe BE, dhe Austria ka rol të rëndësishme në këtë aspekt”, tha Thaçi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit