TIKA kurs të rrobaqepësisë për gratë në Preshevë

Mos i humb

Ka përfunduar periudha e parë e trajnimit të rrobaqepësisë për gratë që zgjati 6 muaj në Preshevë, organizuar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Kursi është zhvilluar në bashkëpunim me Komunën e Preshevës dhe shoqatën “Vizioni për zhvillim dhe kooperim”.

Në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave morën pjesë ambasadori i Turqisë në Beograd, Tanju Bilgiç, kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, kryetari i Kuvendit Komunal të Preshevës, Sami Salihi, kryetari i shoqatës Shefki Jonuzi si dhe koordinatorja e TIKA-s në Beograd, Çağla Gültekin Tosbat.

Gjatë programit u shpërndanë certifikata për 10 pjesëmarrës që kanë përfunduar kursin me sukses.

Projekti i cili synon të mundësoj fitimin e profesionit grave të reja dhe pa punë do të vazhdojë gjatë vitit, në kuadër të së cilës pritet që 20 gra të fitojnë profesion.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit