Turi politik i lobimit në Europë për vizat: si komentohet risia e politikës kosovare

Mos i humb

Nga Blendi Gashi

Pas parashikimeve astrologjike, viza në verë, viza në dimër nga krerët e shtetit, pozitë e opozitë do lënë mënjanë dallimet për të nisur një turne nëpër Evropë për të kërkuar mbështetjen për liberalizim vizash.

Këtë e ka bërë të ditur kryekuvendari Kadri Veseli, i cili ka deklaruar se turneu do të fillojë nëpër qendrat e shteteve evropiane.

Nga java e ardhshme, i shoqëruar edhe nga përfaqësuesit e partive politike në Kuvendin e Kosovës, pozitë dhe opozitë, do të filloj një turne lobimi në qendrat europiane, për të kërkuar mbështetjen për liberalizim, e po ashtu për të garantuar se qytetarët tanë do t’i respektojnë plotësisht procedurat që parasheh programi i lëvizjes së lirë në Zonën Schengen”, shkruan Veseli Facebook.

Por ky lloj truneu i papritur po shihet me shumë skepticizëm nga analistët politikë të cilët nuk presin të sjellë ndonjë rezultat, përveç një spektakli të radhës.

Politologu Mentor Tahiri, turneun në fjalë e quan një arsyetim para opinionit publik dhe që nuk ndikon fare në përshpejtim të heqjes së vizave.

Ai thotë se mosliberalizimi i vizave deri tani vjen si mungesë i një përceptimi të duhur nga ana e institucioneve lidhur me kriteret për liberalizim.

Këtu përfshihet edhe një pjesë e opozitës e cila deri tani ka manipuluar me ndjenjat patriotike të qytetarëve kurse aktivisht me apo pa vetëdije i ka shërbyer izolimit të vendit. Kosova duhet të forcojë institucionalizmin, rendin publik, sundimin e ligjit. Mekanizmat vendimmarës evropian nuk përfillin spektaklet”, thotë Tahiri për tesheshi.com.

Gurakuç Kuçi, njohës i rrethanave politike turneun e paralajmëruar e sheh një lojë për të përfituar politikisht nga persona të caktuar e në dëm të vendit.

Kosova i ka përfaqësitë e veta diplomatike në vendet e Bashkimit Evropian, e ka Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Integrimeve Evropiane, presidentin dhe qeverinë që është punë e tyre, politika e jashtme, lobingu, përfaqësimi, etj. Andaj, kjo nismë e re është vetëm një shpenzim i kotë, dhe një tendencë që nëse ndodhë liberalizimi i vizave, të merr meritat Kadri Veseli dhe jo qeveria. Janë lojëra politike të ulëta që vetëm sa i shkaktojnë dëm Kosovës, ku tregon përçarjen dhe jo kohezionin institucional të Kosovës, gjë që i frymëzon vendet e BE-së më shumë për kundër pasi vërejnë këto anomali”, thotë Kuçi për tesheshi.com.

Kujtojmë se kryeministri Haradinaj e kryekuvendari Veseli po japin afate të ndryshme rreth heqjes së vizave. I pari beson se liberalizimi do të ndodh para pushimit të verës, kurse i dyti në fund të vitit. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit