Haradinaj: kërkesë Malit të Zi për nisjen e korigjimit të Demarkacionit

Mos i humb

Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Mali i Zi që të nis korigjimi i Dmarkacionit, si pjesë e marrëveshjes së dy presidentëve, të të dyja vendeve.

“E kemi informuar Malin e Zi për ratifikimin e Demarkacionit, në të cilën përfshihet marrëveshja e dy presidentëve dhe raporti i Komisionit Shtetëror. Këto letra për procedura të tilla janë zakonisht standard, por kamë kërkuar nga qeveria e Malit të Zi që të nisim me procedurat e rishikimit të demarkacionit”, deklaroi Haradinaj, të shtunën gjatë fjalimi të tij në Kuvendin zgjedhor të AAK-së në Pejës, por pa dhënë një afat se kur mund të ndodh kjo.

Ai më tej tha se me Malin e Zi duan raporte të mira fqinjësore, ndërsa pohoi se zyrtarë të këtij shteti i kanë thënë se duan paqe me Kosovën, por më shumë më Dukagjinin.

Kujtojmë se çështja e Demarkacionit mbajti nën tension për tre vite politikën kosovare ku nuk munguan ngjarjet e dhunshme si në Kuvend dhe jashtë tij. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit