Turqi, importet e naftës mbi 42 milionë ton në vitin 2017

Mos i humb

Importet e naftës në Turqi janë rritur për 6,43 për qind në vitin 2017 krahasuar me një vit më parë, për të arritur në 42,7 milionë ton.

Sipas të dhënave që AA ka mbledhur nga Komisioni Rregullator i Tregut Energjetik (EPDK), Turqia ka importuar sasinë më të lartë të naftës nga Iraku, Rusia dhe Irani.

Importi i naftës nga këto vende përbënte 62,4 për qind të totalit të importeve.

Poseduesit e liçencës së rafinimit importuan 30,1 milionë ton naftë nga sasia e përgjithshme kurse poseduesit e liçensave të shpërndarjes 12,5 milionë ton dhe mbajtësit e liçensave të depove të karburantëve kanë importuar 795 mijë ton naftë në vitin 2017.

Përveç kësaj, importet e dizelit në Turqi janë rritur për 8,7 për qind për të arritur në 13,5 milionë ton në vitin 2017, krahasuar me një vit më parë.

Çmimet e naftës u rritën për shumë se 30 për qind në vitin 2017 në raport me vitin 2016./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit