Sulmet e Izraelit në Siri intensifikohen në jug të vendit

Mos i humb

Sulmet e Izraelit që ka kryer ndaj Sirisë përgjatë luftës civile janë të përqendruara në zonat ku grupet terroriste të mbështetura nga Irani janë të vendosur në jug të vendit.

Izraeli mbrëmë në orët e vona ka qëlluar me sulme artilerike dhe raketore 26 pika ku ishin të vendosur forcat iraniane në Siri.

Ushtria izraelite, ka mbrojtur idenë e saj se sulmet gjithëpërfshirëse që ka kryer në Siri përgjatë luftës së brendshme kanë qenë kundërpërgjigje ndaj raketave të lëshuara në Lartësirat e Golanit nga forcat iraniane që luftojnë në radhët e regjimit.

Sipas informimit nga gazetarët e AA-së në Siri, mësohet se Izraeli mbrëmë ka patur në objektiv 3 pozicione ushtarake në territorin nën kontrollin e regjimit në Homs në pjesën e mesme të Sirisë, 11 në kryeqytetin Damask, 5 në Dera, 2 në Suvejde dhe 5 në Kunejra.

Burimet lokale kanë njoftuar se avionët luftarakë të Izraelit kanë zgjeruar sulmin pas kundërpërgjigjes me multi raketahedhës nga forcat e regjimit.

Disa nga pikat që Izraeli vendosi në objektiv mbrëmë janë “bateritë e mbrojtjes ajrore në Kusejr në Homs; në Damask bateritë e mbrojtjes ajrore Sakra, qendra kërkimore ushtarake Xhemrejs, brigada 4 e autoblindave, baza ajrore Mezze, bateritë e mbrojtjes ajrore Xharamana dhe Darusha, bateritë e mbrojtjes ajrore të brigadës 137-të, baza ushtarake Kisve, baza e gardës së republikës; në Dera bateritë e mbrojtjes ajrore Sakra, baza Xhabab, bateritë e mbrojtjes ajrore Sanamejn dhe Mahaxha; në Kunejra, pozicionet kodrina Trince, zona Baas, rajoni Han Arnaba, brigada 60‘ dhe Isharah.

Në anën tjetër ka tërhequr vëmendjen se sulmet e mbrëmshme janë kryer pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar për tërheqjen e vendit të tij nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

Vendimi i Trumpit, është pritur me kënaqësi të madhe në Izrael, ku dhe ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Liberman, ka komentuar se “Më në fund ky regjim (Irani) dhe kërcënim i egër do të eliminohet”.

Ndërsa në një deklaratë pas sulmit Liberman ka theksuar se “Nëse Irani tenton të na godasë ne me shi, edhe ne e godasim atë me përmbytje”.

Izraeli, aktivitetet e tij ushtarake mbi Sirinë i koordinon me Rusinë. Por theksohet se sulmet e mbrëmshme mund t’i ketë ndërmarrë pa kontaktuar me Rusinë, për shkak se ai i zgjeroi sulmet e tij si pasojë e kundërpërgjigjes së dhënë nga regjimi Sirisë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit