Turqia, 14.5 miliardë dollarë ndihma për shtetet në nevojë

Mos i humb

Kryeministri i Turqisë Binali Yildirim tha se Turqia gjatë viteve 2016-2017 ka ofruar gjithsej 14.5 miliardë dollarë ndihmë zyrtare për zhvillim për shtetet në nevojë, duke filluar nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Ballkani.

Në një komunikatë nga Qendra për Shtyp të Zyrës së Kryeministrit thuhet se Yildirim ka thënë se Turqia vazhdon të zgjasë dorën e miqësisë dhe ndihmës për të gjitha vendet në nevojë dhe se ky shtet vazhdon të jetë shpresa e shumë të shtypurve në botë.

Ai ka vënë në dukje se Turqia hap krahët e saj për të gjithë të shtypurit pa dallim të gjuhës, fesë, racës apo të ngjyrës dhe se ndihmon njerëzit në nevojë si në Gutën Lindore dhe në Arakan.

“Kur miliona persona kërkojnë një kafshatë të bukës, misioni ynë civilizues nuk lejon që t’i mbyllim sytë përpara këtyre pamjeve të dhimbshme. Deri më tani nuk i kemi mbyllur veshët ndaj britmave të të shtypurve. Edhe pas kësaj nuk do t’i mbyllim. Edhe pas kësaj, me të njëjtën vetëdije do të vazhdojmë t’i ndihmojmë të gjithë të shtypurit”, ka thënë ai.

Yildirim thekson se Turqia në bazë të të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) është vendi i cili mban më së shumti refugjatë dhe se ka hapur dyert e saj për rreth 3.5 milionë refugjatë.

Duke bërë të ditur se vlera e ndihmës zyrtare të ofruar nga Turqia për zhvillim në vitin 2015 ka qenë rreth 3.9 miliardë dollarë, Yıldırım thotë se kjo vlerë në vitin 2016 është rritur për 65 për qind dhe shton se ky është një rekord historik.

“Ne e dimë se dhimbjet nuk kanë gjuhë, fe dhe racë. Me përpjekjet e qeverisë sonë e cila është shumë e ndjeshme për këto çështje, Turqia ashtu si në vitin 2015 edhe në vitin 2016 me ndihma humanitare në vlerë prej 6.5 miliardë dollarësh u bë ‘shteti më bujar donator i botës’”.

Yildirim thotë se sipas të dhënave të hulumtimeve paraprake të vitit 2017, Turqia me ndihmë zyrtare për zhvillim në vlerë prej rreth 8 miliardë dollarësh ka lënë pas shumë shtete të zhvilluara.

Ai gjithashtu vuri në dukje se vitin e kaluar, Turqia pjesën më të madhe të ndihmës për zhvillim e ka realizuar në Lindjen e Mesme, Afrikë, Ballkan dhe Siri.

“Në kuadër të vizionit 2023, shteti ynë ka për qëllim të jetë një aktor me ndikim global në të gjitha fushat dhe në këtë drejtim ka përshpejtuar projektet dhe aktivitetet në terren të TIKA-s (Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim). Nëpërmjet 60 zyrave të koordinimit të programeve jashtë shtetit, TIKA vazhdon aktivitetet e saj në Ballkan, Lindjen e Mesme, Kaukaz, Afrikë, Amerikën Latine, Azinë Jugore dhe Paqësor”, thotë ai.

Në periudhën 10 vjeçare (1992-2002) Yildirim bën të ditur se TIKA ka realizuar rreth 2.200 projekte. Ndërsa me suksesin e qeverive të Partisë AK, sipas Yıldırım në periudhën 2003-2017 ky numër është rritur në mbi 20 mijë.

“Pavarësisht prej asaj që shteti ynë është ekonomia e 18-të më e madhe në botë, me ndihma humanitare ka lënë prapa shumë shtete të zhvilluara. Kjo tregon se sa e madhe është ndjeshmëria e Turqisë për krizat njerëzore dhe se nuk do të qëndrojë prapa marrjes së përgjegjësisë për një zhvillim të qëndrueshëm”, thotë Yildirim.

“Në vitin 2011 në Konferencën e shteteve më pak të zhvilluara, kemi dhënë një fjalë. Kemi thënë se ‘shteti ynë për këto vende për 10 vite do të ofrojë 200 milionë dollarë ndihmë’. Çfarë bëmë gjatë kohës që kaloi? Gjatë viteve 2011-2017 kemi ofruar ndihmë në vlerë prej më shumë se 1.8 miliardë dollarë për shtetet më pak të zhvilluara. Në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare dhe përgjegjegjësive humanitare, do të vazhdojmë të jemi ndërgjegjja e botës”, tha kryeministri Yildirim./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit