Turqia dënon sulmin në Kabul

Mos i humb

Turqia ka dënuar fuqishëm sulmin terrorist në afërsi të një qendre për regjistrimin e votuesve në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

Turqia e ka pritur me pikëllim të madh lajmin për vdekjen dhe plagosjen e një numri të madh të afganëve si pasojë të sulmit terrorist, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme.

“Dënojmë fuqishëm këtë sulm të pabesë terrorist, i cili vë në shënjestër qetësinë dhe stabilitetin e Afganistanit. Lutemi për mëshirën e Zotit për personat që kanë humbur jetën dhe shërim sa më të shpejtë për të plagosurit, ndërsa të afërmve të tyre u shprehim ngushëllime”, thuhet në deklaratë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit