Ujësjellësi u vodh, paditen tre zyrtarë nga auditi. Dëm 20 milionë euro

Mos i humb

Ministria e Energjisë ka kallëzuar në prokurori ish-drejtorin e Përgjithshëm të Ujësjellës-Kanalizimeve, Ardian Alushi, për abuzime financiare me projektin për përmirësimin e kanalizimeve për Tiranën e madhe.

Bashkë me Alushin, janë kallëzuar edhe ish-koordinatorët e projektit, Klevis Biçaku dhe Albens Alite.

Sipas kallëzimit, tre ish-zyrtarët kanë shkaktuar një dëm financiar prej 20 milionë euro, duke rritur kostot e punimeve në mënyrë të jashtëligjshme.

Projekti për përmirësimin e kanalizimeve në Tiranën e madhe duhet të përfundonte në dhjetor të vitit 2014, me një kosto totale prej 70 milionë eurosh. Por, sipas kallëzimit të ministrisë, ndonëse paratë janë harxhuar plotësisht, punimet janë realizuar vetëm 50%, duke bërë që pjesa tjetër e parave të avullojë.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit