UNICEF-i paralajmëron për fëmijët pjesëmarrës në sulmet vetëvrasëse

Mos i humb

Fondi i Ndihmës për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) paralajmëroi se grupi Boko Haram në vitin 2017, ka përdorur të paktën 135 fëmijë si sulmues gjatë sulmeve vetëvrasëse në veri-lindje të Nigerisë dhe Kamerun.

“Të paktën 135 fëmijë në Nigeri dhe Kamerun janë përdorur si sulmues në shpërthimet vetëvrasëse. Ky numër është gati 5 herë më i lartë se në vitin e kaluar”, thuhet në një deklaratë me shkrim nga UNICEF.

Në deklaratë është theksuar se fëmijët në zonat e konfliktit iu nënshtruan dhunës brutale në shkolla, shtëpi dhe terrene të lojërave.

Në deklaratën ku thuhet se veçanërisht në vendet e Afrikës si Sudani i Jugut, Somalia, Republika e Afrikës Qendrore dhe Republika Demokratike e Kongos, fëmijët janë të prekur nga konflikti dhe kequshqyerja, më tej theksohet: “Që nga viti 2013, në Sudanin e Jugut, në konflikte kanë humbur jetën ose janë plagosur më shumë se 2,300 fëmijë. Më shumë se 19 mijë fëmijë u armatosën nga grupe të armatosura”.

Në raport, gjithashtu theksohet se në vitin 2017, 1 mijë e 740 fëmijë të Somalisë janë detyruar me dhunë të futen në konflikte. Gjithashtu bëhet e ditur se 850 mijë fëmijë u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre për shkak të konflikteve në Republikën Demokratike të Kongos. Në vend u sulmuan përafërsisht 200 spitale dhe 400 shkolla./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit