Ballina Bota Ura Morandi në Itali do të shembet plotësisht

Ura Morandi në Itali do të shembet plotësisht

68
0
SHPËRNDAJE

 

Do të shembet plotësisht ura Morandi në qytetin Genova të Italisë e cila u rrëzua dje pjesërisht, ku si pasojë humbën jetën 35 persona.

Sipas lajmit të agjencisë italiane të lajmeve, ANSA, zv.ministri italian i Transportit, Edoardo Rixi, ka njoftuar se ura Morandi do të shembet plotësisht.

“Do të shkaktojë rezultate negative për trafikun dhe do të shkaktojë probleme për qytetarët dhe kompanitë, por ura Morandi duhet të shembet në tërësi. Gjithashtu një urë nuk mund të shembet nga rrufetë apo stuhitë, në këtë ngjarje duhet të gjendet përgjegjësi”, është shprehur Rixi.

Nga shembja në të dyja korsitë e urës Morandi e cila ka një lartësi rreth 100 metra, ku u rrëzuan shumë automjete dhe se disa prej tyre kanë mbetur nën rrënoja, kanë humbur jetën 35 persona, në mesin e të cilëve 3 prej tyre janë fëmijë të moshave 8,12 dhe 13 vjeç.

Në tragjedinë ku janë plagosur edhe 15 persona të cilët 12 prej tyre në gjendje të rëndë bëhet e ditur se ka persona të humbur dhe se janë në vazhdim punimet e kërkim-shpëtimit nën rrënoja edhe në shtratin e lumit.

Theksohet se sot do të vizitojnë Genova, kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm, Matteo Salvini, zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Punës dhe Politikës Sociale, Luigi Di Maio dhe ministri i Transportit, Danilo Toninelli.

Në një deklaratë nga bashkia e Genovas theksohet se ka rrezik edhe për shembjen e pjesëve të tjera të urës, ku për këtë arsye janë evakuuar 440 persona në 11 ndërtesa përreth urës. Kjo shifër mund të rritet edhe më tej për shkak të evakuimeve që janë në vazhdim.

Mendohet se ura mund të jetë shembur si pasojë e një problemi struktural, por që mund të kenë ndikuar edhe shirat intensivë dhe stuhia. Një nga dëshmitarët ka shpjeguar se ura ka rënë pas goditjes nga rrufeja.

Ura Morandi kalon mbi vendet tregtare, fabrika, disa vendbanime, linjës së trenit Gjenova-Milano dhe një lumi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here