Ushtria Turke merr nën kontroll Malin Burseja

Mos i humb

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS), në kuadër të Operacionit “Dega e Ullirit”, kanë marrë nën kontroll Malin Burseja me rëndësi strategjike dhe 3 fshatra, duke avancuar nga Azezi, që gjendet në lindje të Afrinit.

TSK dhe ULS kishin nisur një operacion kundrejt Malit Burseja në orët e mesditës nga Azezi që gjendet në lindje të Afrinit. Sipas raportimit të gazetarëve të AA-së në terren, Mali Burseja me rëndësi strategjike është marrë nën kontroll.

Organizata terroriste falë pozicionit të Malit Burseja merrte në shënjestër civilët me sulme të predhave, artilerike dhe raketore në qendrën e qyteti Kilis dhe Azezin e kontrolluar nga opozitarët.

Nga ana tjetër TSK dhe ULS e cila hyri në Afrin nga veriu, pastroi fshatrat Shejh Badi, Marso dhe Haftar nga terroristët. Gjithashtu mësohet se gjatë operacionit të ULS-së janë marrë peng 2 pjesëtarë të PYD/PKK.

Ndërkohë organizata terroriste ka kryer sulme raketore ndaj rajoneve në afërsi të Azezit. Kështu që në ditën e tretë të operacionit të filluar me sulme ajrore gjithsej 15 pika janë shpëtuar nga organizata në fjalë.

– Operacioni “Dega e Ullirit”

Ndryshe, të shtunën, Turqia nisi Operacionin “Dega e Ullirit” për të larguar terroristët e PYD/PKK-së dhe DEASH-it nga Afrini. Sipas Shtatmadhorisë së Turqisë, operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve turq dhe rajonit, si dhe të mbrojë popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve.

Operacioni zhvillohet në kuadër të së drejtës së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë, ka njoftuar Shtatmadhoria e Turqisë.

Ushtria e Turqisë tha gjithashtu se “rëndësi të madhe” është duke u dhënë të mos dëmtohet asnjë civil.

Pasi regjimi i Asadit në korrik të vitit 2012 ia dorëzoi Afrinin organizatës PYD/PKK pa u konfliktuar, ky rajon përgjatë luftës është bërë vendi fole i organizatës. Për shkak të pozicioneve të larta gjeografike, një pjesë e konsiderueshme e qyteteve Kilis dhe Hatay të Turqisë mbesin brenda rrezes së zjarrit të organizatës në Afrin.

Organizata terroriste prej shumë vitesh përdor malet Amanos për tu infiltruar nga Siria në Turqi. Afrini është një pikë kyçe për PYD/PKK-në për të formuar një dalje në Mesdhe nga veriperëndimi i Sirisë. Nën pushtimin e organizatës PYD/PKK-së ndodhet një e katërta e territorit të Sirisë, gjithashtu edhe 65 për qind e vijës së kufirit Turqi-Siri./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit