Vazhdojnë përleshjet e dhunshme në Siri

Mos i humb

Përleshjet mes grupeve të mbështetura nga Irani dhe grupeve kundër regjimit të Bashar al Asadit në Siri janë intensifikuar përreth aeroportit Ebu Zuhur, në kufijtë e zonës së deeskalimit në Idlib.

Sipas gazetarëve të AA-së në Idlib, forcat mbështetëse të regjimit të Asadit të cilët janë nën kontrollin e Iranit, po kryejnë sulme intensive nga toka ndaj opozitarëve përreth aeroportit Ebu Zuhur.

Forcat mbështetëse të regjimit, pas marrjes nën kontroll të qytezës Sinxhar, u nisën në drejtim të aeroportit Ebu Zuhur, i cili ka një rëndësi strategjike.

Forcat mbështetëse të regjimit, të cilat vazhdojnë depërtimin me mbështetjen ajrore të Rusisë u afruan deri në 9 kilometra pranë aeroportit Ebu Zuhur.

Aeroporti Ebu Zuhur ndodhet 42 kilometra larg qendrës së qytetit të Idlibit. Aeroporti ka një pozitë strategjike në veriun e Hama-s dhe jugun e Idlibit, të cilat janë nën kontrollin e opozitarëve.

Si pasojë e sulmeve ajrore dhe përleshjeve intensive në rajon, mijëra familje gjatë javëve të fundit kanë emigruar në veri të Idlibit, të cilin e shohin si relativisht më të sigurtë. Nga ana tjetër vazhdon emigrimi i civilëve.

Rajoni i Idlibit dhe rrethinat e tij, që ndodhen përballë qytetit Hatay të Turqisë me marrëveshjen e Astanas më 4-5 maj u shpallën “zona jokonfliktuale”, por regjimi i Asadit shpesh e shkel armëpushimin./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit