Vazhdojnë sulmet e PYD/PKK-së kundër xhamive në Gjermani

Mos i humb

Përkrahësit e organizatës terroriste PYD/PKK kanë kryer edhe një sulm tjetër ndaj një xhamie në rajonin Hannover të Gjermanisë.

Në orët e para të mëngjesit përkrahësit e organizatës terroriste PYD/PKK kanë shkruar mesazhe me përmbajte anti-islame dhe kundër të huajve në muret e xhamisë Halle Saale, që i përket Bashkësisë Turko-Islame për Çështjet Fetare (DITIB) në rajonin Hannover.

Në sulm i ngjashëm është ndërmarrë edhe ndaj shtëpisë së kryetarit të shoqatës së xhamisë Ali Tetik. Njoftohet se në muret e shtëpisë krahas mesazheve me përmbajtje politike rreth Afrinit nga përkrahësit e organizatës terroriste janë shkruar edhe shprehje ofenduese dhe me përmbajtje kërcënuese.

Kryetari i shoqatës, Tetik, duke bërë të ditur se kanë kryer padinë e nevojshme në lidhje me sulmin, ka theksuar se kërkojnë gjetjen e sa më parë të agresorëve dhe nxjerrjen e tyre para drejtësisë.

Në ditët e fundit në Gjermani janë kryer sulme të ngjashme ndaj 11 xhamive nga të cilat 2 i përkasin Bashkësisë Pikëpamja Kombëtare e Shoqërisë Islamike, ndërsa 9 i përkasin Bashkësisë Turko-Islame për Çështjet Fetare (DITIB)./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit